Sport

“Dole nga xhepi i Chiellinit”? Tifozi tallet me Lukakun, sulmuesi i Interit i përgjigjet flakë për flakë: Kujtoh

19 Korrik 2021, 15:33 Nga DOSJA

ITALI– Dueli mes Romelu Lukakut dhe Giorgio Chiellinit, në ndeshjen midis Belgjikës dhe Italisë e vlefshme për çerekfinalet e Euro 2020, ishte një nga duelet më të bukura të Kampionatit Evropian. Në përballjen midis dy peshave të rënda, ishte mbrojtësi i Juventusit që bllokoi sulmuesin e Interit, i cili ia doli të shënonte vetëm nga penalltia. Një sfidë që do të përsëritet në kampionat, kur të dy do ta gjejnë veten përsëri si kundërshtarë me fanellat përkatësisht të Interit dhe Juventusit. Dhe atmosfera tashmë është e ndezur, duke gjykuar nga rrjtet sociale.

Në fakt, në orët e fundit Lukaku postoi një foto duke u stërvitur individualisht, duke marrë shumë pëlqime dhe komente. Midis këtyre, gjithashtu ai i një tifozi italian dhe ndoshta i Juventusit i cili e kujtoi atë në një mënyrë shumë të veçantë. “A ke dalë nga xhepi i Chiellinit?”. Një referencë për fizikalitetin e kapitenit të Italisë i cili arriti profesionalisht të zhbënte qendërsulmuesin belg, me të cilin ai u bë protagonist i një beteje tjetër pas atyre të sezonit të kaluar në kampionat.

Ngacmimet e tifozëve nuk kaluan pa u vërejtur, me Lukakun i cili vendosi të përgjigjet. “Italia ka fituar, jam i lumtur për ju me të vërtetë. Por kampionë të Italisë jemi ne. Interi, kujtohu”, shkruante sulmuesi si përgjigje ndaj këtij tifozi, duke bërë të qartë se kishte fituar një tjetër duel të rëndësishëm me Kielinin e tifozët italianë duhej ta respektonin për këtë arsye.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chiellini lukaku chiellini lukaku

Sondazh

Poll