Sport

Shënoi dy gola ndaj Brazilit dhe fitoi Kupën e Botës, fanella e Zidane në Botërorin 98 shitet për çmimin rekord

19 Korrik 2021, 15:09 Nga DOSJA
Shënoi dy gola ndaj Brazilit dhe fitoi Kupën e Botës, fanella e

LOS ANGELES– Fanella e Zinedine Zidane veshur në finalen e Kupës së Botës së vitit 1998 u shit për 100,000 dollarë në Los Angeles. Kjo u njoftua nga Julien’s Auctions. Edhe pse fanella u vërtetua nga FIFA dhe Adidas, organizatorët e ankandit nuk kanë mundur të japin një përgjigje nëse ajo është veshur nga Zidane në atë përballje historike që u fitua 3-0 nga Franca, me dy gola të Zidane të shënuar në pjesën e parë.

Në tetor të vitit 2018, shoqëria pariziene e ankandeve, Coutau-Be’garie, u detyrua të tërhiqte një fanellë të paraqitur si të Zidane (të veshur në finale) për shkak të dyshimeve që lindën për origjinalitetin e saj.

Modeli i shitur dje ishte shitur për 108.800 dollarë (92.200 euro) nga Julien’s Auctions, i cili e vlerësoi atë midis 80,000 dhe 120,000 dollarë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport france zidane france zidane

Sondazh

Poll