Bota

Lajçak pas dialogut të sotëm: I vështirë, i vetmi rezultat është dakordësia për një takim në shtator

19 Korrik 2021, 16:49 Nga DOSJA
Lajçak pas dialogut të sotëm: I vështirë, i vetmi

BRUKSEL- Përfaqësuesi i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është shprehur se takimi i sotëm i dy liderëve të vendeve ishte i vështirë. Në një postim në Twitter, Lajçak u shpreh se nga takimi i sotëm u arrit shumë pak progres dhe se e vetmja gjë e mirë që doli nga ky takim ishte rënia dakord për një takim tjetër në muajin shtator.

Postimi i plotë:

Mirëmbrëma. Sot, Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe unë zhvilluam takimin e dytë të nivelit të lartë të Dialogut me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçië dhe Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai u zhvillua vetëm një muaj pas takimit të tyre të parë të Dialogut këtu në Bruksel .

Takimi ishte i vështirë dhe demonstroi qasje shumë të ndryshme të të dy palëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si pasojë, ne arritëm shumë pak progres sot.

U diskutuan disa propozime konkrete. Por rezultati i vetëm që mund të raportoj sot është se Dialogu do të vazhdojë. Palët ranë dakord që negociatorët e tyre kryesor do të zhvillonin takime në baza mujore, të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, për të adresuar çështjet aktuale dhe për të përgatitur takime të nivelit të lartë, kur është e përshtatshme. Për më tepër, të dy udhëheqësit ranë dakord të takohen përsëri në shtator.

Për ne, Bashkimin Evropian, është e rëndësishme të nënvizojmë se e ardhmja evropiane për Serbinë dhe Kosovën varet nga normalizimi i marrëdhënieve të tyre. Prandaj, ne presim që të dy palët të punojnë së bashku për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës dhe për të zgjidhur të gjitha çështjet e pazgjidhura midis tyre.

Please watch my statement after today’s high-level meeting of the Dialogue. https://t.co/zELhDQBdOO

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 19, 2021

TENSIONE&AKUZA! 3 orë përballë njëri-tjetrit, përfundon takimi Kurti-Vuçiç, kryeministri akuza për 3 gjenocide. Presidenti serb ankohet para mediave: Me shqiptarët nuk flitet, duan vetëm njohje

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák aleksander vucic dialogu kosove-serbi miroslav lajčák

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2021, 14:44

BRUKSEL-Takimi mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka përfunduar, rreth një orë para pritshmërive.Pas takimit, Vuçiç është shp...