Kurti pas takimit: Propozova një marrëveshje paqeje, ajo u refuzua pa u lexuar, kjo tregon mosgatishmëri për marrëveshje
19 Korrik 2021, 15:18Nga DOSJA
BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media, ku ka thënë se dy palët janë dakorduar që gjatë gushtit të ketë edhe një takim të delegacioneve.
Ai ka thënë se marrëveshja është refuzuar nga pala serbe akoma pa u lexuar dhe për të kjo gjë tregon mosgatishmëri për dialog. Kurti tha se edhe eleminimi i barrierave tregtare është refuzuar duke shtuar se nuk e kupton faktin pse Vuçiç nuk mund të përballet dot me të kaluarën
“Propozova një marrëveshje të shkruar me gjashtë pika për një marrëveshje të paqes mes Kosovës dhe Serbisë që u refuzua. Marrëveshja u refuzua ende pa u lexuar. Për mua kjo tregon mos gatishmëri për marrëveshje. Gjithashtu zv.ministri Bislimi lexoi 11 pika që Serbia duhej t’i eliminonte për barrierat tregtare, por edhe kjo u refuzua. Gjithashtu do të ketë një tjetër takim midis krerëve të vendeve tona në gusht. Unë nuk e kuptoj se pse duhet t’i frikësohemi kaq shumë përballjes me të kaluarën. Ballafaqimi me të kaluarën është i domosdoshëm”.
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Bisedimet që ajo do të mbajë me z...
BRUKSEL-Seanca e sotme e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, po shoqërohet me tensione nga të dyja palët. Media serbe Alo ka raportuar se Kurti e ka akuzuar Serbi...
RUSI-Bregu Lindor i Rusisë është ‘pushtuar’ nga miliona insekte në gadishullin e Kamaçtka, por sipas ekspertëve kjo jeë nuk përbën rrezik pasi është sezo...
BRUKSEL-Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Layen ka thënë për programin ‘Pegasus’ se nëse është i vërtetë, atëherë është plotësisht i...
BRUKSEL-Shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell ka dhënë një konferencë për shtyp para se të fillojë dialogu mes Kurtit dh...