Bota

Mbi 1500 të helmuar në Deçan, kryetari i Komunës ndërpret gjendjen emergjente: Situata e stabilizuar!

19 Korrik 2021, 16:34 Nga DOSJA

KOSOVË– Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka ndërprerë ditën e sotme gjendjen emergjente që ishte shpallur prej një jave për shkak të helmimit masiv të mbi mbi 1600 qytetarëve.

Vendimi u mor në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave me arsyetimin se gjendja në komunë ka filluar të normalizohet dhe në se në spital nuk ka pasur të shtruar të tjerë. Në fjalën e tij, kryekomunari Ramosaj ka falenderuar të gjithë ata që kontribuan në menaxhimin e situatës.

“Të nderuar qytetarë të Komunës së Deçanit, pasi gjendja në komunën tonë ka filluar të normalizohet sot në mbledhjen e Shtabit për Menaxhimin e Emergjencave u mor vendimi për ndërprerjen e Gjendjes Emergjente në Komunën e Deçanit. Falënderues dhe mirënjohës të gjithë atyre që kontribuan që të tejkalohet kjo gjendje. Shpresoj dhe uroj që mos të përballemi me situata të tilla”, ka thënë Ramosaj.

Sa i përket helmimit, Komuna e Deçanit ka sqaruar se do të vijojë që të furnizohet me ujë sipas rekomandimeve të IKSHKP-së, institucion që ka rekomanduar konsumit e ujit  të ambalazhuar. Kjo pasi në ujë u gjet prezenca e bakterit E-coli.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2021, 14:44

BRUKSEL-Takimi mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka përfunduar, rreth një orë para pritshmërive.Pas takimit, Vuçiç është shp...