Bota

19 Korrik 2021, 14:44 Nga DOSJA

BRUKSEL-Takimi mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka përfunduar, rreth një orë para pritshmërive.

Pas takimit, Vuçiç është shprehur se ishte një takim i vështirë  dhe se nuk u pajtuan për asgjë. Ai tha se ishte shumë i shqetësuar për fatin e serbëve nëKosovë. Ai deklaroi se të dy palët nuk mund të bien dakord që të përmbahet çdo provokim dhe lëvizje që mund të çojë në destabilizim të situatës.

“Ky ishte një takim i vështirë. Nuk mund të pajtoheshim për asgjë. Unë jam shumë i shqetësuar për fatin e serbëve në Kosovë dhe Metohi. Të dy palët duhet të kishim rënë dakord të përmbahen nga çdo veprim provokues dhe lëvizje që mund të çojë në destabilizim të situatës në rajon. Shqiptarët nuk duan të flasin për asgjë. Ata po presin që dikush ta detyrojë Serbinë të njohë Kosovën. Ata nuk duan të flasin për asgjë. Kurti përmendi disa gjenocide. Njeriu është kthyer në shekullin e 19-të. Ai fjalë për fjalë u kthye në shekullin e 19-të. Një histori për gjenocidin, dhe pastaj mund të flas edhe për njësitë shqiptare që luftuan në anën e nazistëve” – tha Vuçiç.

Siç deklaroi Vuçiç, pika e parë që Serbia kërkoi ishte përmbushja e detyrimeve të Prishtinës dhe formimi i KPK-së.

Shqiptarët nuk duan të flasin për këtë. Ata përmendin një lloj të kaluare, dhe kur u themi të hapin arkivat e UÇK-së, ata thonë se nuk ka asnjë të tillë. Kemi dëshmi se ekziston një arkiv i UÇK-së ku ka prova të krimeve kundër serbëve – thotë Vuçiç.

TENSIONE&AKUZA! 3 orë përballë njëri-tjetrit, përfundon takimi Kurti-Vuçiç, kryeministri akuza për 3 gjenocide. Presidenti serb ankohet para mediave: Me shqiptarët nuk flitet, duan vetëm njohje

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi albin kurti aleksander vucic dialogu kosove-serbi

Sondazh

Poll