AXHENDA e Erdogan për Ballkanin: Po mundohemi të rrisim numrin e vendeve që njohin Kosovën
19 Korrik 2021, 16:34Nga DOSJA
TURQI- Presidenti turk Rexhep tajip Erdogan është shprehur se Turqia po bën çmos për të rritur numrin e shteteve që njohin Kosovën. Këtë deklaratë, Erdogan e tha një ditë para vizitës në Republikën Turke në Qipron e Veriut.
Trthabershkruan se gjatë një konference, që Erdogan mbajti ditën e sotme, u shpreh se qëllimi i Turqisë është të krijojnë miqësi dhe marrëdhënie të mira me shtetet, ku ndër to ka përmendur Azerbajxhanin si dhe Kosovën, për të cilën tha do që të rrisë numrin e vendeve që ta njohin atë si shtet.
“Ne përpiqemi të krijojmë kontakte të nivelit të lartë me vende të ndryshme, me në krye Azerbajxhanin. Ne do t’i vazhdojmë këto. Ne bëjmë punë të ngjashme kudo që ka viktima dhe të shtypur. Për Kosovën … Ne duam të rrisim numrin e njohjeve, i cili aktualisht është 114, edhe më shumë. Ne do t’i diskutojmë këto çështje në takimin tim me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Asamblenë e Përgjithshme të OKB këtë vit. Le të punojmë së bashku për njohjen e Kosovës. Unë do t’ia propozoj këtë atyre“, tha Erdogan.
(I.A/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI- Kryeministri i Anglisë Boris Johnson ka rezultuar negativ pas testit PCR që bëri. Skynews shkruan se, Johnson u izolua një ditë më parë, pas një takimi q...
BRUKSEL-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit me presidentin serb në Bruksel ka dalë me një prononcim për media, ku ka thënë se dy palët janë dakordu...
Udhëheqësja e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya, po zhvillon vizitën e saj të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara. Bisedimet që ajo do të mbajë me z...
BRUKSEL-Seanca e sotme e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, po shoqërohet me tensione nga të dyja palët. Media serbe Alo ka raportuar se Kurti e ka akuzuar Serbi...
RUSI-Bregu Lindor i Rusisë është ‘pushtuar’ nga miliona insekte në gadishullin e Kamaçtka, por sipas ekspertëve kjo jeë nuk përbën rrezik pasi është sezo...