Bota

E teproi me shakatë për COVID-19! Australia dëbon analisten britanike, Katie Hopkins

19 Korrik 2021, 16:45 Nga DOSJA
E teproi me shakatë për COVID-19! Australia dëbon analisten

AUSTRALI– Komentatorja politike e ekstremit të djathtë Katie Hopkins është dëbuar nga Australia pas publikimit të një video në rrjetet sociale, ku shfaqej duke shpërfillur rregullat e karantinës në hotel.

Zonja Hopkins – e cila shpesh ka ngjallulr zemërim për komentet raciste – kishte hyrë në vend për të qenë pjesë e shfaqjes “Big Brother Australia”, por të premten ajo postoi një video nga dhoma e saj e hotelit në Sidnei që ngjalli shumë komente negative. 

Në video ajo thoshte se po priste t’i çonin ushqimin, në mënyrë që t’i priste e zhveshur dhe pa maskë. Masat e shtrënguara nën të cilat ndodhen dy qytetet më të mëdha australiane, ajo i ka cilësuar si “mashtrimi më i madh në historinë njerëzore”.

Pavarësisht se më pas postimi u fshi nga Instagrami, qeveria njoftoi se i kishte anuluar vizën dhe rrjedhimisht edhe është përjashtuar nga emisioni në të cilin do të shfaqej. Po ashtu, ajo u gjobit me 1,000 dollarë për mosmbajtjen e maskës gjatë kohës kur u shoqërua në aeroport për t’u kthyer pas në Britani të Madhe. 

Ministri i Punëve të Brendshme Karen Andrews i quajti komentet e zonjës Hopkins “të tmerrshme” dhe një “shuplakë në fytyrë” për australianët që po vuajnë në karantinë. 

“Personalisht, unë jam shumë e kënaqur që ajo do të largohet,“-i tha ajo. Hopkins nuk ka komentuar mbi deportimin e saj, por të dielën ajo sqaroi se gjithçka që kishte thënë në video ishte shaka. 

Marrë nga BBC

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota australi debohet katie hopkins katie hopkins australi debohet katie hopkins katie hopkins

Sondazh

Poll

Bota 19 Korrik 2021, 14:44

BRUKSEL-Takimi mes presidentit të Serbisë dhe kryeministrit të Kosovës ka përfunduar, rreth një orë para pritshmërive.Pas takimit, Vuçiç është shp...