Sport

Nisin duartrokitjet për Muriqin… Sarri ka gjetur ‘kopjen’ e Immobiles

18 Korrik 2021, 17:06 Nga DOSJA

ITALI – Për Vedat Muriqin, koha për duartrokitje, filloi pas një lëvizje tjetër fituese të Maurizio Sarrit. Këtë mëngjes, në fushën Zandegiacomo në Auronzo, porsa një nga goditjet e tij përfundoi në rrjetë, sulmuesi i Lazio ndjeu ngrohtësinë e tifozëve.

Por gjithçka filloi nga seanca e djeshme, kur trajneri i ‘bardhekaltërve’ reagoi ndaj disa tifozëve të pranishëm, të cilët nisën të lëshonin disa komente ironike ndaj performacës gri të Muriqit gjatë sezonit të shkuar.

“Nëse të dëgjoj të thuash diçka më shumë për Muriqin, do të ju nxjerr jashtë…”,– tha ai duke treguar drejt tribunave. Pati duartrokitje për teknikun, duke rritur edhe popullaritetin e ‘Komandantit’.

Dje pasdite, në debutimin e tij sezonal kundër një skuadre të Cadore, Muriqi shënoi golin e katërt për kryeqytetasit dhe u kënaq me duartrokitjet, jo vetëm nga rrethanat. Me Sarrin, mënyra e lojës së Lazion po ndryshon.

Teknikut, kosovari Muriqi, i duket një alternativë në rolin e Immobiles, me një epërsi më tepër ndaj Caicedos. “Shpresoj të jem në gjendje të tregoj Muriqin e vërtetë. Kisha kaluar dy vjet që nuk kisha bërë përgatitje para-sezonale…”,- u tha ai mikrofonave “Lazio Style”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ‘komandantit’ maurizio sarrit në auronzo vedat muriqin ‘komandantit’ maurizio sarrit në auronzo vedat muriqin

Sondazh

Poll