Sport

Hamilton ‘ndez’ Silverstonin, fitore epike! Në xhiron e 50-të parakalon Leclerc

18 Korrik 2021, 16:33 Nga DOSJA

ANGLI – Pista e Silverstonit ka shpërthyer në entuziazëm të pa parë. Kampioni në fuqi i Formula 1, Luis Hamilton me makinën e tij Mercedes, ka fiton Grand Prix të Anglisë. Eshtë kjo fitorja tij e 8-të në pistën e Silverstonit, si e 99-ta në karrierën e tij sportive.

Pas incidentit në xhiron e parë me Max Verstappen, ku holandezi u detyrua t’i jepte lamtumirën garës, piloti britanik Luis Hamilton ka bërë një garë të çmendur. Ka shlyer në bokse penalitetin prej 10 sekondash dhe pastaj është vënë në ndjekje të Charles Leclerc të Ferrarit, që ka kryesuar garën për 50 xhiro të Silverstonit.

Në dy xhirot e fundin të Grand Prix të Anglisë, gjithçka ka ndryshuar. Luis Hamilton ka parakaluar, duke kaluar i pari vijën e finishit dhe arritur fitoren e tij të 99-të në karrierë. Fitorja e Hamiltonit në pistën e Silverstonit, ishte edhe një ngushëllim për mbi 100 mijë tifozët anglezë për humbjen e “Euro 2020” në “Wembley”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “euro 2020” në “wembley” charles leclerc grand prix të anglisë luis hamilton max verstappen pista e silverstonit “euro 2020” në “wembley” charles leclerc grand prix të anglisë luis hamilton max verstappen pista e silverstonit

Sondazh

Poll