Sport

Një dron (verdhekuq) për Mourinhon: “Le t’i shohim gabimet edhe nga lart”

18 Korrik 2021, 15:36 Nga DOSJA

ITALI – Teknologjia është ‘një aleat’ i çmuar për Jose Mourinho, i cili përveç përdorimit të ekranit gjigand tani të njohur për të rishikuar gabimet e ekipit të tij, kërkoi të përdorë edhe një dron, natyrisht verdhekuq, për të filmuar ndeshjen edhe nga lart, shkruan Francesca Ferrazza në “La Repubblica”.

I njëjti sistem do të përdoret nga portugezi edhe në miqësoren e sotme, ora 18:00, kundër Ternanës të stërvitur nga Cristiano Lucarelli, një ekip i sapo promovuar në Seria B, i cili do të jetë një kundërshtar i nivelit, në një Trigoria shumë të blinduar.

Kjo do të jetë edhe ndeshja e fundit tepër sekrete miqësore, para ndeshjes së së mërkurës në Trieste, kundër Triestina, e cila do të transmetohet nga Sportitalia në orën 19:30.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “sportitalia” cristiano lucarelli josë mourinho la repubblica triestina trigoria “sportitalia” cristiano lucarelli josë mourinho la repubblica triestina trigoria

Sondazh

Poll