Sport

Zyrtare: Milani “blindon” prapavijën e tij: mbërrin edhe Ballo-Touré

18 Korrik 2021, 15:07 Nga DOSJA

ITALI – Fodé Ballo-Touré është zyrtarisht lojtari më i ri i AC Milan. Klubi kuqezi ka njoftuar, se ka bërë të sajin me të gjitha të drejtat, mbrojtësin e Monacos. Lojtari ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2025 dhe do të veshë fanellën me numrin 5.

Ballo-Touré, i lindur në Conflans-Sainte-Honorine (Francë) më 3 janar 1997, u rrit në sektorin e të rinjve të Paris SG, para se të transferohej te Lille më 2017, një klub me të cilin bëri debutimin e tij në Ligue 1, duke bërë 47 ndeshje në një sezon e gjysmë.

Në janar 2019, Ballo-Toure u transferua te Monaco, ku ai rregjistroi 74 ndeshje. Edhe pse ai ka zhvilluar 8 ndeshje me Francë U-21, duke qenë se ka origjinën senegaleze, Fodé ka debutuar në mars 2021 me ekipin kombëtar të Senegalit, me të cilin ka bërë 4 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fanellën me numrin 5 fodé ballo-touré kontratë deri më 30 qershor 2025 lojtari më i ri i ac milan mbrojtësin e monacos. rinjve të paris sg fanellën me numrin 5 fodé ballo-touré kontratë deri më 30 qershor 2025 lojtari më i ri i ac milan mbrojtësin e monacos. rinjve të paris sg

Sondazh

Poll