Sport

Basel “ngre stekën” në çmimet e biletave, zvicerianëve i duket Partizani sikur po vjen…Barcelona

18 Korrik 2021, 13:33 Nga DOSJA

ZVICËR-Ditën e enjte Partizani do të luajë kundër Baselit për raundin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në Zvicër në stadiumin “St. Jakob-Park”. Natyrisht që kjo përballje paraqet interes për helvetët të cilët kërkojnë të shohin skuadrën e tyre protagonistë.

Klubi i Baselit ka njoftuar edhe për çmimet e biletave.Në tribunat A, B dhe C, çmimet do të jenë normale, 20 franga zvicerane ose e kthyer në euro, 18. Por, çmimet më të kripura janë në suitat dhe në tribunat VIP ku një biletë kushton plot 270 euro, ndërsa në tribunën VIP një biletë kushton 175 euro.

Partizani me kalimin në turin e dytë përfitoi 350 mijë euro që po t’u shtosh 200 mijë eurot e raundit të parë e çojnë në 550 mijë euro fitimin nga pjesëmarrja në Conference League, shumë e konsiderueshme për një skuadër shqiptare.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport basel conference league partizani basel conference league partizani

Sondazh

Poll