Sport

“Dita e vendimit”/ Mesazhi i fshehtë i Cristiano Ronaldos, tifozët e Juventusit në ankth për të ardhmen e portu

18 Korrik 2021, 12:07 Nga DOSJA
“Dita e vendimit”/ Mesazhi i fshehtë i Cristiano Ronaldos,

ITALI-Sot është një ditë e veçantë për të gjithë popullin Italian sepse vetëm një javë më parë, Italia e Roberto Mancinit u ngjit në majën e Evropës duke fituar ndaj Anglisë në “ëembley”.Por koha e festës duket se po zbehet dita ditës, veçanërisht për shkak të sezonit të ri që do të fillojë.Por duke lëvizur nga ekipi kombëtar në Serie A, klubet e ndryshme janë të gjithë të zënë midis merkatos dhe strategjive që po ndjekin klubet.

Te Juventus çështja thelbësore sillet rreth Cristiano Ronaldos nëse do të qëndrojë apo jo.Ndjenja është se tifozët nuk do të duhet të presin shumë më shumë për të kuptuar se cili do të jetë fati i 5 herë fituesit të “Topit të Artë” dhe me shumë gjasa deri në fund të javës do të duhet të arrijë në një përfundim.

 

 

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Vendim që mund të vijë edhe brenda ditës, siç mund të perceptohet përmes një postimi në Instagram të publikuar disa minuta më parë nga CR7. Imazhi e tregon atë pranë një Rolls Royce me titullin: “Dita e Vendimit”. Mesazhi synon qartë makinën e tij të sapo blerë luksoze, por fshehtësia që përfshin këtë frazë mund të perceptohet ndryshe.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll