Sport

Juve, emri i Icardit nuk del kurrë nga moda, bardhezinjtë mund të bëjnë shkëmbimin e bujshëm

18 Korrik 2021, 11:36 Nga DOSJA
Juve, emri i Icardit nuk del kurrë nga moda, bardhezinjtë mund të

ITALI-Mauro Icardi dëshiron të rikthehet në Itali dhe Juventus është destinacioni i tij i preferuar. Tashmë në modë që në kohën kur luante te Inter, emri i sulmuesit argjentinas mund të kthehet në qendër të vëmendjes për klubin e Juventusit pasi vetë Icardi do të kishte hapur mundësinë për të lënë Parisin.E vështirë, por jo e pamundur. Sidoqoftë, gjithçka kalon përmes Cristiano Ronaldos, me një shkëmbim nëse Mbappe do të largohej nga PSG.

Me pak fjalë, situata është e komplikuar dhe e vështirë për t’u formuluar, por në futboll asgjë nuk është e pamundur dhe vullneti i Kylian Mbappe për të mos rinovuar kontratën e tij me PSG, duke u liruar kështu në një transferim falas vitin tjetër, mund të hapë skenarë të ndryshëm.

Cristiano Ronaldo do të bëhej lojtari i zgjedhur nga Leonardo për të zëvendësuar francezin dhe një nga mënyrat për ta marrë atë nga Juventus do të ishte shkëmbimi me Mauro Icardin, i cili në Francë përfiton 9 milion pagë neto në sezon.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport icardi juventus psg icardi juventus psg

Sondazh

Poll