Sport

“Flamurtari” i Olimpiadës Briken Calja: “Do vij me medalje nga Tokio”

17 Korrik 2021, 18:03 Nga DOSJA
“Flamurtari” i Olimpiadës Briken Calja: “Do vij me

TIRANE – Grupi kombëtarë olimpik po përgatitet për të t’u nisur drejt Tokios javën e ardhme me pretendime deri në medalje për sportistin flamurtarë të kësaj olimpiade siç është peshngritësi Briken Calja.

Në ditët e tij të fundit në grumbullim me ekipin olimpik Calja shprehet i gatshëm për aventurën japoneze.

“Kam 3 vite që përgtitem për Lojrat Olimpike. Gjithkcka filloi me fazën kualifikuese në vitin 2018, por më pas pandemia na pezulloi dhe na i zvarriti gjërat. Tani ka ardhur momenti për të marrë fryret e punës së bërë në këtë periudhë, që janë rezultatet përfundimtare të olimpiadës. Faleminderit Zotit, jam në një super formë.”

Pas medaljeve evropiane dhe botërore ajo që i mungon atij dhe Shqipërisë është një medalje olimpike.

“Janë rezultatet e deritanihme që më tregojnë mua se deri ku mund të arrijë në Olimpiadë. Deri më tani kemi zhvilluar kampionat europian, kampionat botëror dhe rezultatet e mija kanë qenë gjithmonë në zonë medaljesh. Për këtë arsye mund të them se jam afër medaljes, jam besimplotë që do t’ja dalë dhë të realizoj ëndrrën time dhe të të gjithëve për të patur një medalje olimpike,” – tha Calja.

Këtë herë Shqipëria do të përfaqësohet në Olimpiadën e Tokios me  9 sportistë, dy peshngritje Erkand Qerimaj, Briken Calja, dy në atletikë Izmir Smajlaj, Luiza Gega, një gjimnast Matvei Petrov, një qitëse, Manuela Deliaj, një xhudist, Indrit Cullhaj, Nikol Merizaj dhe Kledi Kadiu në not.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll