Sport

Arbitri i ndeshjes Limassol-Vllaznia, fatsjellës për ekipet shqiptare, por i “pamëshirshëm” në dhënien e kartonave

17 Korrik 2021, 11:51 Nga DOSJA
Arbitri i ndeshjes Limassol-Vllaznia, fatsjellës për ekipet shqiptare,

SHKODËR-Për Vllazninë ai sukses ndaj Siroki Brijeg ishte një natë “luanësh”. Emocione të papërshkrueshme që arritën të përmbysnin rezultatin e parë të gatuar edhe nga mllefi i arbitrit rus, i cili i dha një dorë boshnjakëvë në atë triumf me shifrat 3-1. Tani shkodranët janë të përqëndruar në raundin e dytë të Conference League ku përballë është Ael Limassol.

Kundërshtari qipriot është një emër i të të gjithë respektit dhe disa herë protagonist në arenën euorpiane. UEFA ka caktuar arbitrin që do të vendosë drejtësi në ndeshjen e 22 korrikut që do të luhet në Qipro dhe ai është danezi Mads-Kristoffer Kristufersin. Kristufersin ka marrë stemën e FIFA-s në dhjetor të vitit 2012. Ndërkohë për t’u theksuar është se danezi nuk e tregon gjakftohtësinë te kartonat.38-vjeçari numëron 166 prezenca në Superligën daneze ku numëron 666 kartona të verdhë dhe 12 të kuq.

Duke parë ndeshjet që ka arbitruar në arenën europiane, mesatarisht Kristofersen nxjerr 5 kartonë. Në dy raste ka gjykuar shqiptarët dhe në të dyja ka pasur fitore. Në vitin 2018 kur Shkëndija arriti të fitonte në shifrat 1-0 ndaj Sherif Tiraspol, por edhe në 2019 teksa Kosova fitoi në transfertë kundër Bullgarisë në shifrat 2-3.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ael limassol conference league vllaznia ael limassol conference league vllaznia

Sondazh

Poll