Politike

Përmendet Basha, Mediu dhe zgjedhjet, zbulohen mesazhet private mes Ramës e Sorecës (VD)

29 Maj 2019, 21:08 Nga DOSJA
Përmendet Basha, Mediu dhe zgjedhjet, zbulohen mesazhet private mes

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka hapur telefonin gjatë ceremonisë me rastin e publikimit të Raportit të Progresit, pa dashje ka zbuluar edhe një pjesë nga bisedat e tij me kryeministrin Edi Rama. Telefoni i diplomatit italian është i mbushur me mesazhe dhe sinjalizime, por ai zgjedh të shohë çfarë shkruan në WhatsApp kreu i qeverisë shqiptare.

Pamjet e publikuara nga ABC News tregojnë për një bisedë të zhvilluar pak ditë më parë dhe është Rama ai që i dërgon një raport të situatës nga i cili zbulohet një fjali ku thuhet se “…Basha do të humbiste mbështetjen e ndjekësve të tij më të fortë”.

 

Më pas Rama përmend kreun e Partisë Republikane Fatmir Mediu që nuk kuptohet ku ka kërkuar të shtyhen zgjedhjet lokale me 6 muaj.

“4. Mediu u ndal në lidhjet ndërmjet Ramës dhe krimit të organizuar dhe korrupsionit: e vetmja mënyrë për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme ishte që të shtynin zgjedhjet (me gjashtë muaj) dhe të fokusoheshin në kushtetut…” – i shkruan Rama në anglisht, ambasadorit Soreca. Ky i fundit i është përgjigjur shkurt në italisht me fjalët: “Çmenduri”.

“E pe?” – ia kthen Rama?

“Po, e pabesueshme” – e mbyll bisedën ambasadori i BE-së. Në telefonin e këtij të fundit më pas është një mesazh i ditës së mërkurë ku ai e uron Ramën për vendimin e Komisionit Europian që rekomandoi çeljen e negociatave. I gjithë ky komunikim, ndonëse vetëm një pjesë mjaft e vogël, tregon se çfarë ndodh në prapaskenën e krizës politike, ku janë të përfshirë politikanë dhe ambasadorë.

Marrë nga Faxweb 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama luigi soreca rekomandimi pozitiv i ke edi rama luigi soreca rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll