Politike

Gent Cakaj: Qeveria do të financojë rregullisht Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi

29 Maj 2019, 20:07 Nga DOSJA
Gent Cakaj: Qeveria do të financojë rregullisht Këshillin

TIRANË- Ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj ka deklaruar se Qeveria e Republikës së Shqipërisë do të financojë rregullisht Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Qeveria e Republikës së Shqipërisë sot ka vendosur të marrë përgjegjësinë për financimin e rregullt të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi. Ky vendim është pjesë përbërëse e një platforme sistematike më të gjerë në shërbim të ruajtjes dhe zhvillimit të identitetit kombëtar të bashkëkombësve shqiptarë në Luginën e Preshevës. Mbështetja graduale financiare për Këshillin Kombëtar Shqiptar në Serbi do të plotësohet menjëherë me një komunikim më intensiv me shqiptarët në Serbi në përgjithësi apo Luginën e Preshevës në veçanti.

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike financimi nga qeveria shqiptare gent cakaj keshilli kombetar shqiptar ne serbi financimi nga qeveria shqiptare gent cakaj keshilli kombetar shqiptar ne serbi

Sondazh

Poll