Politike

Skandali i prishjes së banesave tek Selvia, PD: Veliaj me fadroma dhunon pronën e ligjshme (Foto)

29 Maj 2019, 19:29 Nga DOSJA
Skandali i prishjes së banesave tek Selvia, PD: Veliaj me fadroma dhunon

TIRANË- Pas skandalit të prishjes së disa godinave tek Selvia në Tiranë, ka ardhur dhe një reagim nga Partia Demokratike. Ish-deputetja e kësaj zone, Jorida Tabaku, shkruan se  Veliaj u ka dërguar banorëve fadromat dhe forcat speciale dhe ka dhunuar pronën e ligjshme qytetarëve në mes të Tiranës.

Tek Selvia, në mes të Tiranës, në pikun e qarkulimit të mjeteve dhe njerëzve, në pronën e tyre, në besen e shtetit që i paguan taksat, me buke në gojë, pa u lajmeruar as me gojë as me shkrim.  Erion Veliaj u dergon fadromat të mbështetura nga forcat speciale dhe rrënon barbarisht pasurinë e qytetarëve të pambrojtur. Dhuna nuk ka kufij ndaj duhet të bashkohemi përpara padrejtësive përpara se prona dhe shtëpia jonë të jetë pre e dhunës diktatoriale të kësaj qeverie”, shkruan Tabaku në Facebook.

 

 

Kujtojmë se sot pasdite policia bashkiake ka prishur disa godina tek Seliva, ku janë rrafshuar disa biznese. Banorët dhe pronarët e këtyre godinave janë shprehur se kanë dokumentacion të rregullt dhe janë pronar të ligjshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike jorida tabaku partia demokratike prishja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia jorida tabaku partia demokratike prishja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia

Sondazh

Poll