Politike

Shembja e dyqaneve tek Selvia, Veliaj: Vojo Kushi u çlirua nga ndërtimet pa leje

29 Maj 2019, 20:26 Nga DOSJA
Shembja e dyqaneve tek Selvia, Veliaj: Vojo Kushi u çlirua nga

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas shembjes së godinave tek zona e njohur tek Selvia. Në profilin e tij në Twitter ai ka postuar disa foto nga aksioni i sotëm i Bashkisë së Tiranës dhe thotë se u bë i mundur çlirimi i bustit të heroit “Vojo Kushi” nga ndërtimet pa leje si lloto dhe bingo në zonën e Selvisë.

Pas Ali Demit, nis çlirimi i Vojo Kushit! Nuk mjaftoi ish-bingo, por ja hipen siper Vojos, si ai tankut, me kat pa leje e me grykesi qe as fashizmi s’e kish! Ta dinte Vojo qe do behej kurban per llotot e deputeteve te rene vafti, do e kish menduar dy here ate punen e tankut!”, shkruan Veliaj.

Kujtojmë se sot pasdite policia bashkiake ka prishur disa godina tek Seliva, ku janë rrafshuar disa biznese. Banorët dhe pronarët e këtyre godinave janë shprehur se kanë dokumentacion të rregullt dhe janë pronar të ligjshëm.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike erion veliaj godinat tek selvia prishja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia erion veliaj godinat tek selvia prishja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia

Sondazh

Poll