Politike

‘Shqipëria që duam’/ Rekomandimi i KE kundër platformës: Të ruhet dallimi ndërmjet partisë dhe qeverisë

29 Maj 2019, 20:37 Nga DOSJA
‘Shqipëria që duam’/ Rekomandimi i KE kundër

TIRANËRekomandimi i Këshillit të Europës, i publikuar ditën e sotme nuk ka lënë pa përmenduar edhe platformën bashkëqeverisëse “Shqipëria që duam” të maxhorancës. 

Në rekomandim shkruhej se duhej gjetur një tjetër mënyrë bashkëpunimi me qytetarët që të ruhej dallimi me qeverisë dhe partisë.

Shumica në pushtet ka krijuar struktura për të përmirësuar llogaridhënien e qeverisë, duke ftuar qytetarët që të paraqesin vlerësimin e tyre përmes “platformave të bashkë-qeverisjes”. Zbatimi i kësaj iniciative duhet të ndiqet në mënyra që lejojnë ruajtjen e dallimit ndërmjet partisë dhe qeverisë,“-shkruhet në rekomandimin e KE-së. 

Kjo platformë u prezantua nga kryeministri Edi Rama më 7 tetor të 2017. Në platformën dixhitale “Shqiperiaqeduam.al”, qytetarët kanë akses të shprehë ankesat, opinionet apo sugjerimet për qeverinë dhe ministritë apo dhe institucionet në varësi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike platforma e bashkeqeverisjes rekomandimi pozitiv i ke platforma e bashkeqeverisjes rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll