Politike

Bindja Demokratike përshëndet rekomandimin e KE: Qeveria mos ta shesë vetëm si sukses të vetin

29 Maj 2019, 19:36 Nga DOSJA
Bindja Demokratike përshëndet rekomandimin e KE: Qeveria mos ta

TIRANË- Partia Bindja Demokratike ka përshëndetur rekomandimin pozitiv të Komisionit Europian, për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Përmes një reagimi në Facebook, Kreu i Bindjes, Astrit Patozi shprehet se çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

Postimi i plotë i Astrit Patozit:

BINDJA DEMOKRATIKE PËRSHËNDET REKOMANDIMIN E KOMISIONIT EUROPIAN PËR SHQIPËRINË

BINDJA DEMOKRATIKE e konsideron si një lajm të mirë për Shqipërinë rekomandimin e sotëm të Komisionit Europian për hapjen e negociatave.
Ne e vlerësojmë atë si një stacion të rëndësishëm në procesin e integrimit europian të vendit, që është një përcaktim i qartë dhe i vendosur për aspiratën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve.

BINDJA DEMOKRATIKE falenderon Komisionin Europian për rekomandimin, duke besuar fort se kjo është në radhë të parë një fitore për Shqipërinë, e cila nuk ka pasur asnjë mëdyshje për rrugëtimin e vet drejt Brukselit. Në këtë kontekt, çdo përpjekje e qeverisë për ta privatizuar këtë arritje dhe për ta shitur atë si sukses vetëm të vetin, veçse do ta minonte dhe do ta prishte atmosferën e kësaj ngjarjeje të rëndësishme për Shqipërinë.

BINDJA DEMOKRATIKE fton të gjitha forcat politike të vendit që ta lexojnë siç duhet dhe të nxjerrin detyrat dhe përgjegjësitë e veta në drejtim të përshpejtimit të hapave, që e afrojnë dhe e çojnë Shqipërinë më tej drejt Bashkimit Europian.

Komisioni Europian i jep “OK” Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për të hapur negociatat me BE. Komisioni publikoi sot progres-raportin që i dërgohet Këshillit të Europës për të aprovuar çeljen e negociatave. Hahn dhe eurodeputetët vlerësuan punën e bërë nga Shqipëria.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike astrit patozi hapja e negociatave rekomandimi pozitiv i ke astrit patozi hapja e negociatave rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll