Politike

‘Pinin uiski, vodka dhe redbull’, Alibeaj tregon për dhunën në Komisariat: Ngrinin shëndete për shefin e madh

29 Maj 2019, 20:30 Nga DOSJA
‘Pinin uiski, vodka dhe redbull’, Alibeaj tregon për

TIRANË– Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka treguar detaje nga vizita e tyre në ambientet e Drejtorisë së Policisë të Tiranës. 

I ftuar në “Opinion”, Alibeaj tha se prokurori Kol Hysenaj, drejtori i përgjithshëm Ardi Veliu dhe drejtori i policisë kriminale Tonin Vocaj ishin duke pirë së bashku. 

“Ishin duke pirë në zyrën e tyre. Kishin uiski, vodka dhe redbull në zyrë. Ngrinin shëndët për shefin e madh. Sa herë ngrihej shëndet, arrestohej një person jashtë. I kam me video të gjitha,”-tha ish-deputetit. 

Ditën e sotme, 6 ish-deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Enkelejd Alibeaj, Gent Strazimiri, Klevis Balliu, Xhemal Gjunkshi dhe Anton Frrokaj, dolën në një konferencë për mediat, pas vendimit të prokurorisë për procedim penal për dhunim të uniformave blu në protestën e 16 shkurtit.

Ata mohuan dhunimin dhe thanë se e gjitha ishte një reagim në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi policia kishte dhunuar Strazimirin. Në pamjet e publikuara në media, ata qëllonin me grusht dhe kapnin për fyti policët.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike deputet e pd-se dhunojne policine enkelejd alibeaj deputet e pd-se dhunojne policine enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll