Politike

Kandidatja e BD ‘shigjeton’ ish-deputetët e opozitës: Boll më! Zgjidhët qesen për të blerë mandatin

29 Maj 2019, 17:41 Nga DOSJA
Kandidatja e BD ‘shigjeton’ ish-deputetët e opozitës: Boll

TIRANË- Kanditadja e Bindjes Demokratike për Bashkinë e Vlorës, Valbona Mezini, ka reaguar kundër ish-deputëve të opozirtës që lanë mandatet.

Ajo shprehet kundër këtij vendimi dhe i quan ata pseudo deputetë që zgjidhën qesen për të blerë mandatin. Mezimi shton se ata tashmë duhet të heshtin dhe të mos vijojnë me propagandë bosh të mbyshin mendjen njerëzve.

“Seç jane ca pseudo deputet të dorëhequr që zgjidhen qeset për të blerë mandatin, e sot na mbushin mendjen se opozita është pronë që e kanë blerë dhe mund ta shesin opozitarizmen në rastin më të parë që të nxjerrin çfarë shpenzuan. Opozita sot nuk ka emër apo sigel për pazarin e rradhës.

Opozita sot është çdo shqiptar i vjedhur në 30 vjet, i drobitur nga bashkëpunëtorët që ndërtuan sistemin e falimentuar.Mos u investoni të na mbushni mendjen, të paktën pafytyresine kursejuani shqiptareve. Boll Më!!”, shkruan Mezini në Facebook.

Kujtojmë se opozita la në bllok mandatet në muajin shkurt, dhe prej atëherë ka nisur një valë protestatsh dhe kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu opozita kërkon dhe largimin e Edi Ramës.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bindja demokratike djegia e mandateve te opozites valbona mezini zgjedhje pa opoziten bindja demokratike djegia e mandateve te opozites valbona mezini zgjedhje pa opoziten

Sondazh

Poll