Politike

Rekomandimi i KE-së “fut në sherr” Nard Ndokën dhe Petro Koçin: Gëzohemi se është hera e katërt!

29 Maj 2019, 16:40 Nga DOSJA
Rekomandimi i KE-së “fut në sherr” Nard Ndokën dhe

TIRANË– Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi me anë të një statusi në Facebook-un e tij, ka thumbuar opozitën lidhur me rekomandimin pozitiv të KE-së. (Lexo këtu)

Petro Koçi pyet ndjekësit e tij nëse opozita do të gëzohej apo jo nga rekomandimi pozitiv pro Shqipërisë i raportit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave në qershor.

Nuk ka munguar as përgjigjia nga opozita. Kryetari i Partisë Demokristiane, Nark Ndoka i ka komentuar Koçit se opozita do të gëzohet për herë të katërt (duke ironizuar numrin e herëve që Shqipëria ka marrë rekomandim pozitiv). Kjo pasi në çdo fillim vjeshte dhe vere, rekomandimet janë positive por Shqipëria nuk merr dot besimin e vendeve antare të BE-së.

“Kunjat” në komente nuk kanë ndaluar pasi edhe Koçi nuk e ka lënë pa përgjigjie Ndokën, duke mos lënë pa përfshirë edhe ndjekës të tjerë. 

Debati në komente:

Petro Koçi: Do gezohet opozita per rekomandimin pro Shqiperise te Komisionit Europian?

Nard Ndoka: Do gëzohemi patjetër është hera e katërt!

Petro Koçi: Rekomandimet pozitive vlejne cdo here!

Nard Ndoka: Po, po, këto përgjigjet e komisionit, si letrat e Ramës për opozitën!

Komentuesi: per Lulin thuaj se opozita e rruges ate ka komandant.

Nard Ndoka: Komandantët i ka Petro te Ministria e Mbrotjes mo shoqe. Lulzim Basha është Lideri i Opozites! Kaq gje pranoje!

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike nard ndoka petro koçi rekomandimi pozitiv i ke nard ndoka petro koçi rekomandimi pozitiv i ke

Sondazh

Poll