Aktualitet

Publikohet sondazhi i IPR Marketing: Shqiptarët kundër zgjedhjeve të parakohshme

29 Maj 2019, 20:10 Nga DOSJA

TIRANË- RTV Ora në bashkëpunim me IPR Marketing, sjell rezultatet e sondazhit te dyte në nivel kombëtar për këtë vit. Ne studion e emisionit “Tempora” komentohen rezultatet nga  Antonio Noto, administratori i shoqërisë IPR Marketing, analisti i njohur Artur Zheji, drejtues i “360 gradë” dhe Dritan Hila drejtues i “Arena”. 

Tabela 4:  Shqiptarët kundër zgjedhjeve të parakohshme 

Pyetjes: Opozita ka kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme. Duke menduar për të mirën e Shqipërisë, ju jeni pro apo kundër zgjedhjeve të parakohshme? 

Kundër zgjedhjeve të parakohshme janë 42.2% e shqiptarëve, një shifër kjo në rënie, pasi në sondazhin e 3 prillit 51.9% nuk donin zgjedhje të parakohshme. 
Në favor të zgjedhjeve të parakohshme janë 40.2% e shqiptarëve, duke pësuar një rritje krahasuar me sondazhin e parë sipas të cilit vetëm 28.9% ishin për zgjedhje të parakohshme.  Ndërsa 15.6% nuk kanë pranuar të përgjigjen, krahasuar me 19.2% nga sondazhi i kaluar.

Tabela 3: Shumica e shqiptarëve nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën për protestën

Pyetja: A ndani të njëjtin mendim me opozitën në lidhje me protestën?

Shqiptarët janë kundër opozitës për mbajtjen e protestave. 49.8% thonë se nuk ndajnë të njëjtin mendim me opozitën, krahasuar me 38.1% nga sondazhi i 3 prillit.

Kësaj pyetje, 25.7% e të anketuarve i janë përgjigjur se ndajnë plotësisht të njëjtin mendim me opozitën. Ndërsa qytetarët që ndajnë pjesërisht të njëjtin mendim me opozitën janë 23.6%. 0.9% e shqiptarëve nuk i janë përgjigjur kësaj pyetje.

Tabela 2: Kriza politike, sjellje jo normale e partive politike

Në lidhje me krizën politik që po kalon aktualisht vendi, 52.5% e shqiptarëve mendojnë se kjo është një situatë jo e ligjshme dhe jo normale dhe përtej hapësirës demokratike.

38.8% e të anketuarve mendojnë se është një sjellje normale e partive politike në respekt të parimeve demokratike.

Ndërsa 8.7% janë përgjigjur se nuk e dinë.

Tabela 1:  Shqiptarët e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë

Pyetja: Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama?

38.9% e shqiptarëve e gjykojnë negativisht punën e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij, krahasuar me 34.7% nga sondazhi i kaluar. 32.2% e shqiptarëve mendojnë se puna e qeverisë dhe e kryeministrit Edi Rama është pozitive, krahasuar me 29.5% nga sondazhi i 3 prillit.  Janë 18.3% e shqiptarëve të cilët mendojnë as pozitivisht dhe as negativisht. Ndërsa 10.6 % nuk kanë dhënë përgjigje.

Marzhi i gabimit

Kampioni përfaqësues është 2000 shqiptarë.

Antonio Notto: “Ne nuk kemi intervistuar 2 mijë, por 12 mijë, 13 mijë, por ai kampion na jep thelbëësisht të gjitha të dhënave për qëllime politike dhe se si orientohet vota. Qytetarët janë gjetur me telefon si në nr fiks edhe në celular. Marzhi i gabimit është 2.7%.”

IPR Marketing eshte një nga shoqëritë lider në Itali, e specializuar në kërkimet, studimet dhe analizat e opinionit publik dhe tregut prej më shumë se 26 vjetësh.

Marrë nga RTV Ora

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet sondazhi i ipr marketing zgjedhje pa opoziten zgjedhjet e parkohshme zgjedhjet lokale 30 qershor 2019 sondazhi i ipr marketing zgjedhje pa opoziten zgjedhjet e parkohshme zgjedhjet lokale 30 qershor 2019

Sondazh

Poll