Aktualitet

Shemben disa godina tek “Selvia”, banorët: Punëtorët e bashkisë erdhën pa lajmëruar, do i padisim (VD)

29 Maj 2019, 18:21 Nga DOSJA
Shemben disa godina tek “Selvia”, banorët: Punëtorët

TIRANË- Disa objekte janë prishur sot në Tiranë në zonën e njohur si “Selvia”. Fax Neës raporton  se janë shembur dy dyqane dhe një shtëpi. Ndërsa pronarët e godinave shprehen se ata disponojnë dokumente që vërtetojnë se janë të ligjshme dhe me hipotekë pasi janë ndërtime të vjetra. 

Mësohet se po vijon shembja e dy dyqaneve si dhe një banese ku pronarët e tyre deklarojnë se nuk ka pasur asnjë njoftim dhe punonjësit e bashkisësi sipas tyre kanë ardhur dhe kanë zaptuar pronat e tyre duke larguar në drejtim të paditur edhe materialet që ndodheshin brenda.

Pronarët deklaruan gjithashtu se iu kanë treguar dokumentat e pronësisë por ata nuk i kanë përfillur dhe nga ana e tyre gjithashtu nuk kanë treguar asnjë shkresë ligjore që shpjegon këtë vendim.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet prishja e banesave shembja e banesave tek selvia prishja e banesave shembja e banesave tek selvia

Sondazh

Poll