Aktualitet

Denoncimi tek Berisha: Kandidati i PS-së për Dibrën aksidenton qytetarin, policia fsheh ngjarjen

29 Maj 2019, 19:48 Nga DOSJA
Denoncimi tek Berisha: Kandidati i PS-së për Dibrën aksidenton

DIBËR-Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar aksidentin e shkaktuar nga kandidati socialist për Dibrën, Dionis Ymerajn.

Me anë të një statusi në Facebook, Berisha ka shpërndarë mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se mbrëmjen e djeshme Dionis Ymeraj ka aksidentuar një qytetar 50 m larg Drejtorisë së Policisë .

Sipas Berishës, i aksidentuari është ing.Sefer Manreka, 64 vjeç dhe është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi ka thyer këmbën dhe ka fraktura në pjesë të tjera të trupit. Më tej, qytetari shton se ngjarja është mbajtur e fshehur nga organet e rendit dhe askush nuk është ndaluar.

“Policia dhe drejtues të PS kanë ushtruar presion tek i aksidentuari që të pranojë fajësinë për këtë aksident , duke qenë se është punonjës administratë. Të afërm të të aksidentuarit thonë që u janë afruar njerëz të Ymerajt dhe të PS duke u siguruar shpenzimet e spitalit,”-e mbyll qytetari.

POSTIMI I PLOTË:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dionis ymeraj sali berisha ymeraj aksidenton qytetarin dionis ymeraj sali berisha ymeraj aksidenton qytetarin

Sondazh

Poll