Aktualitet

Masakruan për vdekje me 19 plagë shqiptarin dhe i plagosën vëllain, Gjykata shpall fajtore bandën britanike (Foto)

29 Maj 2019, 18:16 Nga DOSJA
Masakruan për vdekje me 19 plagë shqiptarin dhe i plagosën

BRITANI E MADHE- Pas më shumë se një vit hetime, Gjykata ka shpallur fajtorë bandën që vranë dhe plagosën dy vëllezërit shqiptar në Angli.

Në gjyqin, i cili zgjati 9 javë, 7 ishin të akuzuarit për vrasjen e 35-vjeçarit Edmond Jonuzi (i njohur edhe si Edmond Preci) dhe sulmin ndaj vëllait të tij Erald Precit në Green Lanes pranë Turnpike Lane, Haringey më 9 Qershor, 2018.

Ditën e djeshme, Gjykata shpalli fajtor për vrasje Bilal Mumin, 20 vjeç. Ndërsa Saydomar Mohammed, 21 vjeç; Tenzin Massiah, 23 vjeç; Abdul Mohamed, 22 vjeç; Ismail Mohammed, 21 vjeç; Rayan Saleh, 24 vjeç dhe Eldar Iliazi, 21 vjeç u shpallën fajtorë për akuzat: dhunë dhe armë pa leje. Vendimi për dënimin e tyre do të jepet në të ardhmen.

“Jam i kënaqur që të shtatë burrat që kemi akuzuar për një sërë veprash lidhur me vrasjen e Edmondit dhe lëndimet e shkaktuara ndaj Eraldit, tani kanë marrë atë që meritojnë,”– tha Inspektori Garry Moncrieff.

 

 

Përleshja

Në natën në fjalë, Edmond dhe Eraldi kishin shijuar darkë me dy kushërinj të tyre në rrugën Wood Green High. Në pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë Edmond u pa duke shkërmbyer disa fjalë me një person. Më pas vëllezërit vijuan të ecnin. Disa minuta më vonë, vëllezërit hynë në një park, së bashku me grupin, dhe hasën të njëjtin njeri të ulur në një stol. Aty nisi edhe grindja mes tyre. Eraldi u shpjegoi oficerëve se ata kishin sulmuar pasi vëllai i tij Edmond nuk pranoi ofertën për të blerë drogë. Edmondi mori 19 plagë, të cilat i morën jetën

Pasojat

Rreth orës 21: 47 të shtunën, më 9 qershor 2018 Edmond, 35 vjeç, nga Shqipëria, u gjet i plagosur rëndë në një park në Angli. Pavarësisht përpjekjeve për ta shpërtuar, 35-vjeçari nuk mundi që t’i shpëtonte plagëve.  Vëllai i tij Eraldi arriti të shkonte në spital pavarësisht se kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë. Ai ende ka probleme me kokën edhe pse ka kaluar një vit nga dëmtimi.

Policia arriti të mblidhte një pamje të mirë të sulmit falë kamerave të cilësisë së mirë që mbulonin zonën ku vëllezërit u përballën me sulmuesit e tyre.

Thirrja e nënës

Nëna e vëllezërve, Dava Preci, e cila nuk ishte në gjendje të udhëtonte nga Shqipëria për gjyqin, falenderoi hetuesit për punën e mirë që kishin bërë.

“Më 9 qershor, bota ime ndryshoi përgjithmonë, duke më lënë aq të thyer dhe të zbrazët brenda. Edmondi ishte i dashur nga të gjithë, plot jetë dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen. Jeta e tij u ndërpre në mënyrë brutale. Më kanë mbetur vetëm imazhet e frikës dhe dhimbjes që bijtë e mi kaluan pa pushim. Unë nuk mund të fle më në paqe. Djali im Eraldi jo vetëm që humbi vëllain, por ka mbetur edhe i traumatizuar nga sulmi i dhunshëm në atë ditë të tmerrshme.”

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edmond jonuzi erald jonuzi edmond jonuzi erald jonuzi

Sondazh

Poll