Aktualitet

Skandali tek Selvia, Bashkia prish godinat 90-vjeçare. Banorët: I kemi me leje, jemi pronar të ligjshëm (FOTO+VD)

29 Maj 2019, 19:57 Nga DOSJA
Skandali tek Selvia, Bashkia prish godinat 90-vjeçare. Banorët: I

TIRANË- Ishte ora 19:00 kur sot tek zona e njohur si Selvia banorët përreth dëgjuan zhurma. Të alarmuar nga ajo që po dëgjonin ata u afruan tek vendi nga vinte zhurma dhe panë që fadromat po shembnin disa dyqane. Ata menjëherë kanë njoftuar pronarët e dyqaneve të cilët kanë mbërritur në vend dhe kanë parë se prona e tyre e ligjshme po shembej brenda disa minutave.

Të irrituar ata janë konfliktuar dhe me punëtorët e bashkisë dhe kanë njoftuar Policinë, por nuk kanë marrë zgjidhje. Pronat e tyre u shembën. Ata shprehen se disponojnë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm, që tregojnë se ata nuk kanë bërë asnjë ndërtim të paligjshëm.

Më tej pronarët janë shprehur se do të bëjnë kallëzim penal të bashkinë që u ka prishur dyqanet pa asnjë lajmërim. Ata për këtë gjë janë ngujuar për të shpëtuar një pjesë të godinës. Në solidarizim me ta ka reaguar dhe ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku, e cila shprehet se prishja e ndërtave ësthë e paligjshme.

Ndërkohë që bashkia ka reaguar duke thënë se godinat që janë prishur kanë qenë pa leje dhe shembja po behet për t’i hapur rrugë një projekti për rehabilitim e lulishtes ku ngrihet busti i Vojo Kushit.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet partia demokratike shembja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia vojo kushi partia demokratike shembja e banesave tek selvia shembja e dyqaneve tek selvia vojo kushi

Sondazh

Poll