Aktualitet

‘Cakaj, kryediplomat në detyrë’, rekomandimi i KE: Boshllëk administrativ, duhet zgjidhur

29 Maj 2019, 19:26 Nga DOSJA
‘Cakaj, kryediplomat në detyrë’, rekomandimi i KE:

TIRANËRekomandimi i Këshillit të Europës, i publikuar ditën e sotme nuk ka lënë pa përmenduar edhe “ngërçin” mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta për dekretimin e Gent Cakajt.  

Në rekomandim shkruhet se zëvendësimi ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati çoi në polemika midis Kryeministrit dhe Presidentit duke krijuar edhe mangësi administrative që duheshin tejkaluar.

Pra marrja e postit të ministrit të Jashtëm nga vetë kryeministri Edi Rama dhe delegimi i detyrës ndaj Gent Cakajt, për KE-në është një boshllëk administrativ.

“Qeveria mbetet e angazhuar për procesin e integrimit në BE. Në dhjetor 2018, kryeministri bëri një riorganizim të konsiderueshëm të qeverisë. Nëntë pozicione të kabinetit u ndryshuan, duke përfshirë atë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Evropën dhe Punëve të Jashtme. Zëvendësimi i këtij të fundit çoi në polemika midis Kryeministrit dhe Presidentit të Republikës për dispozitat kushtetuese lidhur me emërimet e ministrive. Ristrukturimi i ministrive dhe agjencive ka përmirësuar disa struktura ekzistuese, por ka krijuar edhe mangësi administrative që duhen tejkaluar. Reforma administrative territoriale duhet të konsolidohet më tej si pjesë e agjendës më të gjerë të decentralizimit. Kjo është veçanërisht e nevojshme për të garantuar autonomi lokale fiskale, për të siguruar ngritjen e kapaciteteve për personelin dhe për të fuqizuar bashkitë për të ofruar shërbime publike standarde cilësore.”

Pas emërimit nga kryeministri Rama, më 10 janar presidenti Ilir Meta refuzoi të dekretojë ministër të Jashtëm Gent Cakajn. Në një letër prej 5 faqesh, ai argumentoi se Cakaj është pa përvojë, ndërsa në emisione televizive ka bërë deklarata me përmbajtje të rrezikshme lidhur me korrigjimin e kufijve. Meta thotë se Cakaj, ka punuar 7 muaj si zv.ministër pa certifikatë sigurie, dokument që e ka marrë  brenda një ditë pasi është propozuar për ministër, më 3 janar 2019. Ndërsa kryeministri Rama e quajti antikushtetues refuzimin e Metës dhe argumentet e tij si skandaloze. Pas “ngërçit”, Rama u mori vetë postin e kryediplomatit, duke ia deleguar detyrën Gent Cakajt.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama gent cakaj progres raporti pozitiv i ke shkarkimi i ditmir bushatit edi rama gent cakaj progres raporti pozitiv i ke shkarkimi i ditmir bushatit

Sondazh

Poll