Aktualitet

Skandali tek Selvia/ Prishen ndërtesat pa asnjë lajmërin, Policia e Shtetit bëhet njësh me atë bashkiake

29 Maj 2019, 19:09 Nga DOSJA
Skandali tek Selvia/ Prishen ndërtesat pa asnjë lajmërin, Policia

TIRANË- Një skandal i vërtetë ka ndodhur sot në Tiranë në zonën e njohur si Selvia. Në kryqëzimin mes rrugës së Dibres dhe rrugës së Saraçëve, janë prishur disa dyqane.

Banorët kanë publikuar dokumentet që disponojnë dhe pretendojnë se janë pronarë të ligjshëm. Ata shprehen se godinat e tyre janë mbi 90-vjeçare dhe ata çdo rikonstruksion e kanë bërë me leje të bashkisë.

Por sot këta banorë janë lajmëruar nga qiraxhinjtë që u janë prishur dyqanet dhe banesat. Policia Bashkiake pa asnjë lajmërim ka prishur disa ndërtesa, duke shkatërruar dhe orenditë dhe pajisjet që kishin brenda.

Por ajo që bie në sy është dhe fakti që Policia e rendit ka shkuar tek vendi ku po prishen dyqanet, por nuk ka mbështetut banorët që janë të ligjshëm dhe zotërojnë dokumentacionet përkatëse, por ka dalë në krah të Policisë Bashkiake.

Banorët ndërkohë shprehen se objekti i prishur ka shërbyer për 50 vite si postë dhe pas 90-ës ata i kanë privatizuar në bazë të ligjeve të kohës.

(A.B & A.S/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet banesat ne tirane godinat tek selvia prishja e banesave tek selvia banesat ne tirane godinat tek selvia prishja e banesave tek selvia

Sondazh

Poll