Aktualitet

“Në zarf kishte diplomë, jo EURO”/ Dëshmia që “humbi” në Gjykatë, avokati i Rovena Vodës: Pagoi p

16 Korrik 2021, 11:24 Nga DOSJA
“Në zarf kishte diplomë, jo EURO”/ Dëshmia që

TIRANË- Rovena Voda, ish-zv/ministre e Punëve të Brendshme është në qendër të ciklonit në media pas akuzës që SPAK ka ngritur se ka ndikuar në mënyrë të paligjshme për punësimin e avokates Florida Beu nga Durrësi. Por një tjetër version është zbuluar dje nga pala mbrojtëse.

Gazetarja Glidona Daci raportoi për Klan News, se raportoi se avokati i ish-zv/ministres tha se në zarfin që prokuroria pretendon se ndodheshin 1 mijë euro që Voda dyshohet se mori ryshfet, ndodhej diploma e Florida Beut. Avokati tha se arka me peshk është paguar nga klientja e tij.

Por, në rrëfimin e mbrojtjes mungon alibia për telefonin. Në përgjimet e SPAK, thuhet se nga kamerat është provuar se u ble një telefon dhe në lokal, Majlinda Hasani e nxorri dhe ia tregoi Vodës, që e mori dhe e futi në çantë bashkë me kutinë.

“Avokati i ka mëshuar faktit se pse prokuroria në momentin që ka pasur informacionin se Voda ka qenë e filmuar dhe e dokumentuar kur i është dhënë zarfi nga avokatja Majlinda dhe Florida Beu e cila ishte e interesuar për të filluar punë, avokati ka kërkuar nga SPAK t’i argumentohej fakti se përse nuk është ndërhyrë në atë moment dhe të kapej zarfi e të vërtetohej se zonja Voda kishte marrë shumën prej 1 mijë eurosh siç pretendon prokuroria.

Avokati ka theksuar se në atë zarf ka qenë një diplomë dhe një dëshmi e gjuhës së huaj të Florida Beut, e cila ka kërkuar që të punësohej në Ministrinë e Brendshme dhe zonja Voda, në asnjë moment sipas avokatit nuk ka marrë asnjë shumë parash.

Sa i përket arkës me peshk të cilën pretendohet që ia ka dhënë Florida Beu si dhuratë ish zv/Ministres Voda, avokati ka treguar fakte dhe prova që sipas tij, Voda ka paguar një shumë prej 30 mijë lekësh për peshkun që e ka blerë në lokalin e Beut. Vetë të pandehurat nuk kanë pranuar që të flasin, por kanë qenë dakord me mbrojtjen e tyre”.-është shprehur avokati në sallën e GJKKO. 

Ditën e djeshme, GJKKO la në arrest shtëpie ish-zv/ministren Voda dhe dy avokatet e përfshira në këtë çështje, Florida Beu dhe Majlinda Hasani. Dosja.al zbardhi edhe dosjen e plotë të përgjimeve të SPAK, ku organi i akuzës pretendon se zyrtarja mori 1 zarf ku ndodheshin 1 mijë euro, dhe se shkoi në Durrës për të marrë një arkë me peshk dhe një telefon të llojit Samsung që e kishte zgjedhur vetë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet florida beu rovena voda rovena voda ne gjkko florida beu rovena voda rovena voda ne gjkko

Sondazh

Poll