Aktualitet

Zbulimi i varreve masive në Përmet, arkeologu: Nuk janë viktimat e komunizmit, i përkasin periudhës mesjetare, nuk kemi të

16 Korrik 2021, 10:02 Nga DOSJA
Zbulimi i varreve masive në Përmet, arkeologu: Nuk janë viktimat

PËRMET– Ditën e djeshme u zbuluan disa varre në Përmet gjatë punimeve për infratrukturën rrugore, ngjarje e cila ngjalli dyshime se mund të ishin varret e të të zhdukurve nga diktatura komuniste, pasi zona është në një ish-repart të Ministrisë së Brendshme.

Sot janë pezulluar punimet në atë zonë, ndërsa kanë mbërritur arkeologët, të cilët janë shprehur se pas verifikimeve, ka rezultuar se këto nuk janë varre të përiudhës komunizmit por i përkasin Mesjetës. Një arkeolog tha për ‘Faxnews’ se kemi të bëjme më një zbulim arkeologjik dhe jo me një varrezë që i përket periudhës komunizimit apo gjëra të ngjashme.

Këto varre i përkasin periudhës së mesjetës sepse ka disa specifika që e tregojnë ashtu si për cdo përiudhë tjetër historike që ka një tipologji të caktuar ndryshe nga të tjerat. Specifikë dalluese e periudhës mesjetare është përdorimi i gurit pra i një materiali me rrasa guri i cili është tipik. Sigurisht ne shpresojmë të gjejmë detaje të tjera që tregojnë periudha akoma më të hershme historike . Këto varre u gjendën 20 cm poshtë tokës dhe nuk është bërë asnjë punim për projektin në mënyrë që të bëjmë të gjithë ekspertizat e mundshme. Do fillojmë punimet ditën e hënë me verifikimin e rreth 12 varreve dhe për një muaj ekspertiza do të jetë e plotë dhe është informacion i shtuar në pikëpamjen e arkeologjisë“-tha arkeologu.

Ndërkohë, pritet edhe ekspertiza e plotë e varreve për të dhënë informacion më të saktë.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet zbulohen varre ne permet zbulohen varre ne permet

Sondazh

Poll