Aktualitet

Falsifikim dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve, bien në pranga dy persona të shpallur në kërkim në Korçë

16 Korrik 2021, 11:05 Nga DOSJA
Falsifikim dhe kalim të paligjshëm të emigrantëve, bien

KORÇË– Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Korçë, pasi ishin të shpallur në kërkim për ‘Falsifikim’ dhe ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’.

Mësohet se në pranga ra Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim, dhe Adriatik Dermishaj, 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 11.10.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 2 shtetas të shpallur në kërkim. ; Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Dorjan Dervishaj, 40 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, Pogradec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar me dy vjet burg për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. D., 28 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 11.10.2020, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet adriatik dermishaj dorjan dervishaj adriatik dermishaj dorjan dervishaj

Sondazh

Poll