Aktualitet

Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Gjykata e Posaçme çon në gjyq Ardian Çapjan dhe bashkëpunëtorët e tij

16 Korrik 2021, 10:03 Nga DOSJA
Vrasja e babë e bir në Elbasan/ Gjykata e Posaçme çon

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Capja dhe Ervis Bardhi për shkak se janë në mungesë. Kujtojmë se ata janë arrestuar, njëri në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe tjetri në Greqi.

Bazuar në rrëfimin e të penduarit të Drejtësisë, Ervis Bardhi, Prokuroria e Posaçme ngriti akuza për një nga të fortët e qytetit të Elbasanit, Ardian Çapja, për të cilin prokurorët e posaçëm kanë dyshime se ai urdhëroi e madje pagoi për vrasjen e Gentian Beqirit dhe që më pas përveç tij u vra edhe i ati, Nezir Beqiri.

Akuzat ndaj Çapja janë për dyshimte e vrasjes ne rrethane cilësuese, por edhe pjesëmarrje ne grup te strukturuar kriminal, të njëjtat qe ishin ne fuqi edhe nga prokuroret e Elbasanit, që shpallën mos kompetencën duke e konsideruar si një histori që duhej zbërthyer nga prokurorët e posaçëm. Si bashkëpunëtor konsiderohet edhe bashkëpunëtori i drejtësisë, Ervis Bardhi se bashku me Olsi Leku dhe Klajdi Dekolli.

Krimi tronditi vendin gjatë 2012, për shkak se dy viktimat u gjetën të pajetë ndonëse duhet të ruheshin nga policia.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja gentian beqiri gentian dhe nezir beqiri ardian capja gentian beqiri gentian dhe nezir beqiri

Sondazh

Poll