Aktualitet

Mbajtën hapur lokalin pas orës policore, ndëshkohen me nga 10 mln lekë tre administratorë në Sarandë (EMRAT)

16 Korrik 2021, 10:39 Nga DOSJA
Mbajtën hapur lokalin pas orës policore, ndëshkohen me nga 10 mln

SARANDË– Tre administratorë në Sarandë janë gjobitur nga policia me nga 10 milion leke, pasi janë konstatuar duke ushtruar aktivitetin e tyre edhe pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Policia bën me dije se janë ndëshkuar 2 administratorë anijesh turistike dhe administratori i një restoranti në Sarandë, të identifikuar si Bujar Kamberaj, Ilir Hysi dhe Emanuel Hasani.

Njoftimi i plotë: 

U konstatuan duke ushtruar aktivitetin pas orarit të përcaktuar për mbyllje, ndëshkohen me masë administrative 1.000.000 lekë secili, 2 administratorë anijesh turistike dhe administratori i një restoranti në Sarandë.

Strukturat e Policisë Sarandë vijojnë kontrollet për zbatimin e planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike dhe monitorimin e subjekteve që vijojnë me organizimet e aktiviteteve me muzikë pas orarit të përcaktuar për mbyllje, në kundërshtim me masat anticovid të vendosura nga organet kompetente.

Në zbatim të këtyre masave, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 3 subjekte të ndryshme që ushtronin aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e secilit subjekt është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë, konkretisht për shtetasit:

-B. K., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-I. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë në anijen e tij turistike të ankoruar në vendin e quajtur “Liman”, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje;

-E. H., pasi ka vijuar organizimin e aktivitetit me muzikë, në restorantin e tij, në lagjen nr. 1, Sarandë, pas orarit të përcaktuar për mbyllje.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon për të gjithë administratorët e lokaleve dhe qytetarët që të respektojnë masat anticovid dhe orarin e përcaktuar për ushtrimin e aktivitetit.

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet bujar kamberaj emanuel hasani ilir hysi bujar kamberaj emanuel hasani ilir hysi

Sondazh

Poll