Aktualitet

I dërguan kërkesë Ministrisë, biznesmenët marrin përgjigje: Na thanë do mblidhet Komiteti i Ekspertëve

16 Korrik 2021, 10:24 Nga DOSJA
I dërguan kërkesë Ministrisë, biznesmenët marrin

TIRANË– Biznesmenët të cilët dolën në protestë ditën e sotme për hapjen e bizneseve të tyre, kanë marrë një përgjigje nga ana e ministrisë. Një prej tyre tha se një përfaqësuese e ministrisë iu bëri të ditur se Komiteti i Ekspertëve do të mblidhet këto ditë për të diskutuar çështjen e tyre.

‘Sapo takova përfaqësuesen dhe më tha që do mblidhet Komitetit, do të kthejmë një përgjigje sa më shpejt të jetë e mundur.’- tha biznesmeni.

Biznesmenët e Kamzës, u mblodhën ditën e sotme para Ministrisë së Shëndetëisë pasi kërkojnë që të zgjatet ora policiore. Mes të tjerash, ata kërkojnë që në bizneset e tyre të mund të zhvillojnë dasmat.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet biznesmenet e kamzes ne proteste biznesmenet e kamzes ne proteste

Sondazh

Poll