Aktualitet

Shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndëve narkotike, arrestohen 2 persona në Gramsh

16 Korrik 2021, 10:50 Nga DOSJA
Shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndëve narkotike,

GRAMSH- Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Gramsh për shpërdorim detyre dhe kultivim të lëndëve narkotike. Në pranga është vënë Andon (Ardit) Duzha, të cilit i janë gjetur lëndë narkotike në pronësi të banesës së tij, si dhe kryeplaku i fshatit Kuturqare në Gramsh, Gëzim Sharra, për shpërdorim detyre.

Njoftimi i policisë: 

Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike. Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Kuturqare në Gramsh, për shpërdorim detyre. Shpallet në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Në vijim të kontrolleve të zhvilluara në territor, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh kanë konstatuar në pronën private të shtetasit Andon (Ardit) Duzha, në fshatin Kuturqare në Gramsh, fidanë kanabis të kultivuar në gota plastike, gati për t’u mbjellë në tokë.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë ndalimin e shtetasit Gwzim Sharra 53 vjeç, banues në fshatin Kuturqare Gramsh, me detyrë kryeplak i fshatit, si dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar për kultivim të bimëve narkotike, shtetasit Andon (Ardit) Duzha 31 vjeç, banues në Elbasan. Vijon puna intensive për kapjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andon (ardit) duzha gëzim sharra andon (ardit) duzha gëzim sharra

Sondazh

Poll