Bota

Mbushën makinat e zyrtarëve me mbishkrimin ‘Zhvatës’, arrestohet burri i ish-ministres Besa Shahini

16 Korrik 2021, 11:03 Nga DOSJA
Mbushën makinat e zyrtarëve me mbishkrimin ‘Zhvatës’,

KOSOVË– Bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahinit, Dardan Molliqaj është arrestuar nga policia e Kosovës. Arrestimi i tij u bë pas aksionit që ndërmori Partia Socialdemokrate (PSD) në hapësirat pranë ndërtesës së qeverisë, saktësisht te ish-objekti i “Rilindjes” për të kundërshtuar “tiketat ngjitëse”.

Dhjetëra vetura zyrtare janë mbuluar me mbishkrime “Zhvatës” si dhe tiketa ngjitëse. Pas aksionit 6 anëtarë, në krye me kryetarin e kësaj partie Dardan Molliqaj janë arrestuar nga ana e Policisë së Kosovës.

Protesta e anëtarëve të PSD-së, nisi për shkak të taksës shtesë për regjistrimin e makinës e cila do hyjë në fuqi nga data 1 shtator. Ditën e djeshme Ministria e Infrastukturës së Kosovës, njoftoi se duke filluar nga 1 Shtatori qytetarët që posedojnë një makinë duhet të paguajnë 5 euro shtesë për të marrë pullën ngjitëse që vërteton se automjeti ka kryer kontrollin teknik.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora dardan molliqaj dardan molliqaj

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 09:00

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 6 ditë më ...