Bota

Mesazhe të padëshiruara dhe lajme të rreme, WhatsApp bllokon 2 milion llogari në Indi 

16 Korrik 2021, 09:34 Nga DOSJA
Mesazhe të padëshiruara dhe lajme të rreme, WhatsApp bllokon 2

INDI- Rrjeti i komunikimit WhatsApp ka bllokuar mbi 2 milion llogari në Indi gjatë dy muajve të fundit për shkelje të rregullave. BBC shkruan se rreth 95% e këtyre përdoruesve janë bllokuar për shkelje të etikës së mesazheve.

Bllokimi i llogarive në Indi është bërë nëpërmjet një teknologjie të përparuar, e cila dëshifron dhe bllokon llogaritë që dërgojnë mesazhe të padëshiruara, sharje, kërcënime për jetën, si dhe ato llogari që shpërndajnë lajme të rreme. Por kjo gjë nuk ka ndodhur vetëm në Indi, pasi në të gjitha botën WhatsApp bllokon rreth 8 milion llogari çdo muaj.

India deri më sot është shteti me më shumë përdorues të WhatsApp-it, ku janë rreth 400 milion përdorues.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota whatsapp whatsapp bllokon 2 milion llogari ne indi whatsapp whatsapp bllokon 2 milion llogari ne indi

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 09:00

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 6 ditë më ...