Bota

Numri i lartë i të infektuarve në Los Anxhelos, rikthehen maskat me detyrim  

16 Korrik 2021, 09:07 Nga DOSJA
Numri i lartë i të infektuarve në Los Anxhelos, rikthehen maskat

SHBA- Qyteti i Los Anxhelos në SHBA do të rikthejë mbajtjen e maskave me detyrim. Latimes shkruan se nga dita e shtunë në vend do të kërkohet të mbahet maska me detyrim në ambientet e mbyllura. Kjo gjë do të ndodhë te të gjithë banorët pavarësisht nëse janë të vaksinuar ose jo.

Muntu Davis, zyrtari shëndetësor i qarkut të Los Anxhelos tha se duhet që të marrin masa të menjëherëshme për të ndaluar infektimet e shumta me Covid në këtë qytet, pasi nëse nuk reagojnë, situata do të jetë edhe më e rëndë. 

“Ky është një moment ku duhet të marrim masa. Ne nuk jemi atje ku duhet të jemi, dhe kemi miliona njerëz në rrezik infektimi këtu në Los Anxheles. Nëse do të presim për të bërë diçka, atëherë do të jetë tepër vonë duke marrw parasysh atë që po shohim tani,” tha Davis.

Kjo gjë ka ardhur pasi numri i personave të infektuar me Covid është rritur ndjeshëm në Los Angelos. Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Los Angelos janë infektuar 1,262,578 persona me Covid, ndërsa 24,578 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kthehen maskat ne los anxhelos muntu davis kthehen maskat ne los anxhelos muntu davis

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 09:00

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 6 ditë më ...