Bota

Vritet në Afganistan fotoreporteri indian Danish Siddiqui, gazetari ishte fitues i çmimit Pulitzer për fotot mbi dhunën

16 Korrik 2021, 09:56 Nga DOSJA
Vritet në Afganistan fotoreporteri indian Danish Siddiqui, gazetari ishte

AFGANISTAN- Fotoreporteri indian Danish Siddiqui është vrarë ditën e sotme në Afganistan. BBC shkruan se Siddiqui, fotografi kryesor i Reuters në Indi, ishte në detyrë në Afganistan teksa u vra nga militantët talebanë në kufi me Pakistanin. Vrasjen e gazetarit e ka bërë me dije ambasadori i Afganistanit në Indi, Farid Mamundzay, i cili tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga lajmi i “vrasjes së një miku”.

“Jemi të shqetësuar nga lajmi i trishtuar i vrasjes së një miku, Seddiqi në Kandahar mbrëmë. Gazetari Indian dhe fituesi i Çmimit Pulitzer ishte ngulitur në forcat afgane të sigurisë. Unë e takova atë 2 javë më parë para nisjes së tij në Kabul. Ngushëllime familjes së tij dhe Reuters“, shkroi ambasadori në Twitter.

Deeply disturbed by the sad news of the killing of a friend, Danish Seddiqi in Kandahar last night. The Indian Journalist & winner of Pulitzer Prize was embedded with Afghan security forces. I met him 2 weeks ago before his departure to Kabul. Condolences to his family & Reuters. pic.twitter.com/sGlsKHHein

— Farid Mamundzay फरीद मामुन्दजई فرید ماموندزی (@FMamundzay) July 16, 2021

Në vitin 2018, ai fitoi Çmimin Pulitzer për fotot që bëri në lidhje me dhunën e pakicave. Ai e fitoi atë së bashku me kolegun Adnan Abidi dhe pesë të tjerë për punën e tyre që dokumentonin dhunën me të cilën përballej pakica e Myanmar Rohingya. Kohët e fundit, fotot e tij të funeraleve masive të mbajtura në kulmin e valës së dytë të Covid në Indi u bënë virale dhe i dhanë atij lavdi dhe njohje globale.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota danish siddiqui farid mamundzay vritet gazetari danish siddiqui danish siddiqui farid mamundzay vritet gazetari danish siddiqui

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 09:00

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 6 ditë më ...