Bota

Zemaj për helmimin në Deçan: Kurti ishte më i interesuar të ligjëronte në Greqi sesa të interesohej për situatën në v

16 Korrik 2021, 08:48 Nga DOSJA
Zemaj për helmimin në Deçan: Kurti ishte më i interesuar

KOSOVË– Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka kritikuar qeverinë e Kosovës për neglizhencë në menaxhimin e situatës së helmimit në Deçan.

Zemaj në seancën plenare të Kuvendit tha se kryeministri Kurti ka qenë më shumë i interesuar që të ligjërojë në Greqi për Aristotelin e Platonin sesa të interesohej për banorët e Deçanit.

Në momentin kur qeveria u zgjua nga reagimi qytetar, pasi kaloi numrin 900 helmimet, kryeministri sigurisht ishte më shumë i interesuar atje të ligjëronte Aristotelin e Platonin dhe një ministër tjetër burokrat tek pas 4 ditëve gjeti kohë që ta vizitojë këtë komunë”, tha Zemaj.

Deputeti i LDK-së, tha se qeveria Kurti është e paaftë për ta udhëhequr shtetin.

Kjo tregon paaftësi për të udhëhequr, sepse me këta njerëz të dashuruar me vetveten tregon që neglizhenca është një emërtim paaftësi me udhëheqë me vendin.Ftoj qeverinë që t’i kthehet realitetit, të përballet me problemet që kanë qytetarët dhe jo me populizma”, u shpreh ai.

Lajmi kryesor/ Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjetur bakterien E.Coli

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora albin kurti armend zemaj helmimi i banoreve te decanit albin kurti armend zemaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll