Bota

‘Gjithkush ka të drejtë të zgjedhë’, mijëra njerëz protestojnë në Athinë kundër vaksinimit

16 Korrik 2021, 10:51 Nga DOSJA
‘Gjithkush ka të drejtë të zgjedhë’, mijëra

GREQI– Më shumë se 5,000 protestues anti-vaksinë, disa prej tyre që tundnin flamuj grekë dhe kryqe druri, u mblodhën në Athinë të Mërkurën për të protestuar ndaj programit të vaksinimit të koronavirusit të Greqisë.

“Merrni vaksinat tuaja dhe ikni nga këtu!” ishte një nga thirrjet e brohoritura nga protestuesit të cilët i bënë thirrje kryeministrit, Kyriakos Mitsotakis të largohej.

Sipas mediave greke, protesta e së mërkurës ishte demonstrata më e madhe e kundërshtimit të vaksinimit. Një sondazh i fundit për Sky TV zbuloi se një shumicë e grekëve thanë se do të bënin vaksinën dhe ishin në favor të vaksinimit të detyrueshëm. Rreth 41% e grekëve janë vaksinuar plotësisht. Të hënën, qeveria urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe punëtorët e shtëpive të pleqve, pas një rritje të mprehtë të infektimeve të reja Covid-19 në mes të sezonit turistik.

Gjithkush ka të drejtë të zgjedhë. Ne po zgjedhim atë që qeveria nuk zgjedh për ne,”– tha Fadon Vovolis, një kardiolog i cili ka sfiduar kërkimin shkencor përreth maskave të fytyrës dhe vaksinave.

Në një vend me 11 milion njerëz, më shumë se 444,700 njerëz janë infektuar dhe 12,782 kanë vdekur që nga fillimi i pandemisë. Autoritetet të Mërkurën regjistruan rreth 3,000 të reja.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni koronavirusi në greqi prtoesta ne greqi koronavirusi në greqi prtoesta ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 09:00

KOSOVË– Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e Kuvendit që po mbahet aktualisht ka folur për helmimet që ndodhën rreth 6 ditë më ...