Bota

Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51 fëmijë! Rezultatet e IKSHPK: Uji nuk është i pijshëm, kemi gjet

16 Korrik 2021, 08:38 Nga DOSJA
Situata në Deçan/ 1.500 qytetarë të helmuar mes tyre 51

KOSOVË– Numri i të helmuarve në Komunën e Deçanit ka kaluar mbi 1.500 ku 51 ndër to janë fëmijë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës pas analizës që i është bërë mostrave të ujit, kanë dalë në përfundimin janë identifikuar disa baktere që mund të ndikojnë për kontaminim të ujit të pijshëm.

Pas këtij njoftimi është bërë me dije nga kryekomurari se kompania ‘Hodrodrini’ e cila kishte në menaxhim ujësjellësin e Deçanit, nuk do ta menaxhojë më. Direkt pas kësaj deklarate ka reaguar kompania, e cila kërkoi demostrimin e mostrave të ujit dhe  krahasimin e tyre me ujin e puseve që kanë banorët nëpër shtëpia. Nga ana tjetër, pas aludimeve se gjithë këtë situatë mund ta kenë shkaktuar dy serbë, ka reaguar edhe ambasada amerikane e cila i ka kërkuar të gjithë qytetarëve të lënë pas thashethemet dhe të presin faktet.

Ndërkohë dy vdekjet e dyshimta që kanë ndodhur të martën në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës nuk kanë të bëjnë me helmimin në Deçan, por si kanë ndodhur si shkak i sulmit kardiak, sipas Nikqit.

Komuna e Deçanit, në bazë të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe Ligjit për Parandalimin dhe Sëmundjeve Ngjitëse të Statutit të komunës së Deçanit, 3 ditë më parë mori vendimin që të shpallet gjendje emergjente në tërë territorin e kësaj komune.

Prej gjashtë ditësh, komuna e Deçanit nuk mund të konsumojë ujin e pijshëm të zonës. Me rreth 1500 qytetarë janë shtruar në spital me simptoma helmimi, duke ngritur alarmin e autoriteteve vendase.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit bashkim ramosaj helmimi i banoreve te decanit

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 07:06

Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

GJERMANI– Totali i reshjeve që nisën ditën e mërkurë deri të enjten në mëngjes në pjesën më të madhe të Gjermanisë perëndimore dhe rajonit të Beneluksit, me pro...