Bota

‘Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit’, babai shqiptar bashkohet me vajzat pasi humbën pas përmbytjeve në

16 Korrik 2021, 08:06 Nga DOSJA
‘Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri

GJERMANI– Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.

Babai shqiptar Shefik Hyseni, 46 vjeç, arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishin shpëtuar me helikopter.

Hyseni tha për BILD: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se uji kishte hyrë tashmë në katin e parë. Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

I dëshpëruar, ai priti tërë natën në një urë nga e cila mund të shihte shtëpinë e tij. Por dje në orën 5.30 pasdite i erdhi lajmi që e lumturoi pasi vajzat e tij ishin shpëtuar nga shtëpia e përmbytur me helikopter.

Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri –tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë”.

Shefik Hyseni nuk e dinte me orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13 vjeçare dhe të Altunës 17 vjeçare.

Lajmi kryesor/ KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 91 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të prekurit

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora alketa hyseni altuna hyseni permbytje ne europe shefik hyseni alketa hyseni altuna hyseni permbytje ne europe shefik hyseni

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 07:06

Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

GJERMANI– Totali i reshjeve që nisën ditën e mërkurë deri të enjten në mëngjes në pjesën më të madhe të Gjermanisë perëndimore dhe rajonit të Beneluksit, me pro...