Bota

Hungaria bëhet shteti i parë në Europë që do të ofrojë dozën e tretë të vaksinës ndaj Covid-19

16 Korrik 2021, 07:54 Nga DOSJA
Hungaria bëhet shteti i parë në Europë që do të

HUNGARI- Hungaria do të ofrojë opsionin e marrjes së një doze të tretë vaksine ndaj COVID-19.

Sipas Reuters, duke filluar nga 1 gushti vaksinat e koronavirusit do të bëhen detyrueshme për të gjithë punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Lajmin e bëri të ditur kryeministri i vendit,Viktor Orban në radion shtetërore ditën e sotme.

Orban tha se mjekët do të vendosin se cilat vaksina njerëzit duhet të marrin si dozë të tretë dhe duhet të vijë të paktën 4 muaj pas dozës së dytë, përveçse nëse mjekët këshillojnë ndryshe.

Mbi 5.5 milionë hungarezë nga 9.8 milionë banorë të këtij shteti e kanë marrë të paktën dozën e parë të vaksinës.

Hungaria është shteti i vetëm i Bashkimit Evropian që, përveç tri vaksinave të miratuara nga BE-ja, i ka dhënë dritën jeshile edhe vaksinave ruse dhe kineze para se Agjencia Evropiane e Ilaçeve t’i vlerësojë apo t’i miratojë ato.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota hungaria do te jape dozen e trete vaksinimi ne hungari viktor orban hungaria do te jape dozen e trete vaksinimi ne hungari viktor orban

Sondazh

Poll

Bota 16 Korrik 2021, 07:06

Pse nisën reshjet ekstreme të shiut në Gjermani?

GJERMANI– Totali i reshjeve që nisën ditën e mërkurë deri të enjten në mëngjes në pjesën më të madhe të Gjermanisë perëndimore dhe rajonit të Beneluksit, me pro...