Aktualitet

Moti i keq në Gjermani, MPEJ del me njoftim zyrtar: Asnjë shqiptar nuk raportohet të ketë humbur jetën, numrat në dispozic

16 Korrik 2021, 09:31 Nga DOSJA
Moti i keq në Gjermani, MPEJ del me njoftim zyrtar: Asnjë shqiptar nuk

TIRANË– Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka reaguar në lidhje me përmbytjet që kanë përfshirë Evropën Perëndimore, ku deri më tani kanë humbur jetën 93 persona në Gjermani dhe janë zhdukur mbi 1300 të tjerë.

MPEJ njofton se deri më tani, bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.

Njoftimi i plotë i MPEJ:

Moti i keq në Gjermani, MPEJ del me njoftim zyrtar: Asnjë shqiptar nuk raportohet të ketë humbur jetën, në rast nevoje drejtojuni ambasadës

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje situatën e përmbytjeve në Evropën Perëndimore, ku deri më tani janë raportuar humbje të mëdha jete në Gjermani dhe Belgjikë dhe ka pasur dëme materiale në Holandë, Luksemburg dhe Zvicër.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe përfaqësitë diplomatike shqiptare në këto vende janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet vendase.
Deri më tani , bazuar në informacionet që përditësohen orë pas ore nuk ka asnjë raportim për shtetas shqiptarë të prekur nga situate e motit të keq.
Për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në Gjermani, Belgjikë, Holandë dhe Zvicër lutemi të kontaktoni me ambasadat e Republikës së Shqipërisë në numrat e emergjencës si më poshtë:
Ambasada e RSH-së në Berlin: +49 174 8619587
Ambasada e RSH-së në Belgjikë: + 0032485401237
Ambasada e RSH-së në Holandë: +31616275159
Ambasada e RSH-së në Zvicër: +41774099729

LAJMI KRYESOR: KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 93 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda më të prekurit

(kle.m./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mepj permbytje ne europe permbytje ne gjermani mepj permbytje ne europe permbytje ne gjermani

Sondazh

Poll